![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/10/Ramush-Haradinaj-Albin-Kurti-1.jpg)
“Si me qenë staf i Rusisë – si Putini”, Haradinaj thotë se Kurti nuk i shërben vetëm Serbisë
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar ashpër Albin Kurti, të cilin e ka cilësuar si ‘’agjend i Rusisë’’.
Haradinaj ka thënë edhe se sipas tij, Kurti është ‘’në pagë të rusëve’’.
‘’Për mua nuk është problemi i zgjedhjeve, sa është problemi i drejtimit të vendit. Këto katër vjet kanë qenë tepër të rënda. Unë kam pa në institucionet sigurisë së Amerikës dhe të NATO-s një vlerësim secilën herë më negativ për Kosovën. Për ata edhe kam alarmu shumë herët për rreziqet për pasojat që do ti vijnë Kosovës nga kursi ashtu siç i kam thanë unë, agjendi i Rusisë realisht Kurtit. Unë hala besoj që ky është në pagë prej rusëve, ky merr pagën, në çfarë mënyrë e merr ky e din, por punën e ka bë si me qenë staf i tyre. As i Serbisë jo, i Rusisë, edhe i Serbisë se Serbia është satelit i tyre. Ky eksplicit çdo veprim e ka herët mohimi i Republikës, ideja e bashkimit kombëtar pa u kriju Republika, ka qenë që mos me lanë me u kriju republika. Pastaj lufta të sigurisë, mos me lanë asnjë vend mik. Krijimi i rreziqeve, edhe sulmet ndaj bizeneve, vlerat e lirë, ky i kthej qytetarët në skllav me iu gëzu 100 eurove që ia u jep njëherë në vit. Çdo gjë është në vijë sikur Putini me pas shkru këtë plan’’, ka thënë ai.