“Si ndihesh pa Semin?”/ Donaldi në mendime se çfarë mund të ketë ndodhur jashtë: Edhe kjo më ka penalizuar mua?
BB VIP – Pas atmosferës së krijuar mbrëmë në shtëpinë e BB VIP ku u bë në dasmë jugu, banorët janë ulur jashtë duke biseduar. Edhe pse po binte shi, Antonela, Donaldi, Beatrix, PM dhe Sarah nuk e patën problem dhe qëndruan jashtë.
Ata nisën duke biseduar për Semin, ku Antonela pyeste Donaldin se si ndihet pa të? “Edhe keq, edhe mirë”, tha aktori i humorit, i cili më pas hyri në mendime se çfarë po ndodh jashtë.
Biseda mes banorëve:
Antonela: Si ndihesh pa Semin?
Donaldi: Edhe keq, edhe mirë
Antonela: I sinqertë je
Donaldi: Më vjen keq, të betohem, se e di sa e donte. E di çfarë goce është
Antonela: Duket se e ka zemrën e mirë, shpirtin e mirë
Donaldi: Po
Antonela: Shumë herë mund të jetë keqkuptuar
Donaldi: Për çfarë?
Antonela: Për situatën, në lidhje me ty. Për çfarë ndihesh mirë?
Donaldi: Që nuk është këtu tani se e di se do ndihej shumë në siklet
Antonela: Çfarë mendon se po mendon për ty ajo tani?
Donaldi: Se di. Unë mendoj se ajo e kishte kuptuar. E shikon nga shikimet, nga gjërat. Sidomos pas atij debatit
Sarah: Po kur tha Beniada se “aty ka kimi”, ajo e dinte dhe nuk donte ta pranonte?
Donaldi: Se di
Antonela: I kam thënë Semit në fillim që duhet të bëjë lojën e saj dhe jo tënden. Pa të penalizuar me u sjellë ty lirshëm. E kuptoj edhe atë që e kishte problemin diku tjetër.
Donaldi: Edhe kjo më ka penalizuar mua?
Antonela: Jo. Ti e ke respektuar Semin shumë, deri ditën e fundit. Ajo u ofendua kur e pa atë në dhomën e rrëfimit, por ja kisha thënë edhe përballë.
Donaldi: Kush e di çfarë mund të jetë bërë jashtë