Si ndikon moti i ftohtë në lëkurë

11 janar 2023 | 10:46

Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e zakonshme inflamatore e lëkurës.

Ajo shpesh shoqërohet me shenja në lëkurë, skuqje apo kruarje të cilat kthehen në një problem të vërtetë për personin që i përjeton ato.

Ekzema duket ndryshe për çdo person, por mund të përjetoni njolla të lëkurës së thatë me luspa, gunga të vogla të ngritura dhe kruajtje të rëndë. Kjo mund të ndodhë në disa pjesë të vogla ose mund të përhapet gjerësisht në të gjithë trupin.

Një gjendje që lidhet ngushtë edhe me kushtet atmosferike pasi lëkura është nga pjesët e para të trupit që preket nga temperaturat.

Tanimë që jemi në kulmin e ekstremeve të temperaturave me siguri që këto shqetësime të lëkurës i ndjeni shpesh nëse vuani nga ekzema.

Si e ndikon i ftohti në ekzemë?

Ka disa variante të ekzemës është ai i dermatitit alergjik dhe dermatitis irritues, i shkaktuar nga kontakti me diçka që e acaron lëkurën.

Gjatë dimrit ndodh shpesh që të kaloni nga i ngrohti në të ftohtë dhe anasjelltas. Këto temperatura për lëkurën ndihen si ekstreme dhe reagimi i saj është i menjëhershëm.

Kështu lëkura fillon të shfaqe ose përkeqësojë gjendjen e saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa njerëz përjetojnë simptoma të përkeqësuara të ekzemës nga pluhuri rreth tyre.

Në dimër ambientet e mbyllura e të paajrosura mirë mund të kthehen në një problem.

Një faktor tjetër ndikues është mungesa e vitaminës D gjatë dimrit, të cilën disa studime e kanë lidhur me përkeqësim të ekzemës.

Gripi, infeksionet apo inflamacionet e ndryshme gjithashtu lidhen me dermatitin pasi shqetësojnë sistemin imunitar në përgjithësi.

Çfarë duhet të bëni?

Edhe pse ndodhemi në dimër dhe i ftohti mund ta përkeqësojë gjendjen e lëkurës tuaj fare lehtë, duhet të bëni kujdes edhe nga ngrohja e tepërt.

Evitoni tharjen e lëkurës dhe të ajrit nga ngrohësit e ambientit. Sigurohuni që shtëpia juaj të mos jetë e mbinxehur dhe blini pajisje që mbajnë lagështinë në parametrat e duhura.

Kur bëni dush, kini parasysh që uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë dhe evitoni veshjet shumë të rënda. Kjo pasi trupi djersitet dhe mund të përjetoni irritime e përkeqësim të gjendjes.

Hidratoni lëkurën çdo ditë, disa herë në ditë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që vuajnë nga një lloj dermatoze (dermatiti atopik, psoriasis…). Një krem i përshtatshëm për zbutjen e lëkurës (me bazë lanolinë, ure, etj.) do të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme gjatë dimrit.

Shmangni larjen e tepërt të duarve. Për të shmangur këtë, duhen përdorur doreza dhe kremra mbrojtës.

Mos përdorni produkte agresive për larjen e fytyrës dhe trupit. Zgjidhni produkte të buta dhe të testuara dermatologjikisht.

Hidratoni buzët tuaja dhe mbroni ato nga rrezet ultravjollcë. Buzët vuajnë shumë në dimër, aq më tepër nëse ka një ndryshim themelor (keiliti atopik, aktinik…).

Mos harroni syzet e diellit dhe përdorimin e kremit të përditshëm me faktor mbrojtjen ndaj rrezeve të diellit edhe në dimër, veçanërisht në zonat malore dhe aty ku ka borë, sepse në ato vende reflektohet 80% e rrezatimit diellor.

Shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës, pasi kjo rrit mundësinë e zgjerimit të kapilarëve (venave merimangë) në fytyrë (veçanërisht në faqe).

Sigurisht, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ushqimit. Le të jetë i pasur me vitamina dhe antioksidantë. Mos harroni të pini 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë. Shmangni duhanin dhe alkoolin, pasi ato ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës sonë, duke krijuar radikale të lira. Përveç kësaj, alkooli përkeqëson kapilarët e zgjeruar të fytyrës.

/Motilokal.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga History of Yesterday Stalini mbeti një nga figurat më…