Si nisi përplasja mes fiseve: Nga eliminimi me snajper deri te vrasja e Martin dhe Kristian Bardhit
Mediet në Shqipëri kanë zbuluar detaje në lidhje me vrasjen e Kristian Bardhit alias Kristian Markut, i cili u qëllua me armë zjarri derisa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë.
TCH raporton se Kristian Bardhi është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Viktima Martin Bardhi ishte emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë më herët në konflikte në qytetin e Rrëshenit, i cili u qëllua për vdekje pasi doli nga burgu.
Pak muaj para se të vritej, Martin Bardhi së bashku me Kristian Bardhin dhe Erind Bardhin qëlluan me breshëri arme drejt Saimir Reçit, nip i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në vitin 2020.
Saga e përplasjeve mes fiseve në Rrëshen nisi mes fiseve Reçi dhe Gjini dhe më pas mes fiseve Bardhi dhe Reçi.
“Saimir Reçi kur është marrë në pyetje ka treguar dhe ky ka qenë version zyrtar kur tha se kjo ngjarje kishte ndodhur për motive të dobëta, konflikt për parkim. Konflikti i djalit të Martinit që u vra në shtator dhe nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçit për shkak të një makine. Ai kishte shpëtuar se automjeti kishte qenë i blinduar, ku identifikoi djalin e Martinit dhe nipin që u vra sot. Pas identifikimit policia i shpalli në kërkim të tre, e paqartë statusi i këtyre personave, ku më pas Martin Bardhi qëndroi në burg. Fisi Reçi kanë qenë në konflikt edhe me fisin Gjini.
Përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi u bë për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Itali, këtu nis përplasja e parë mes fiseve, është një çështje delikate dhe e vështirë për t’u provuar edhe nga grupet e hetimit, të cilat kanë qenë lëvizëse. Janë zhvendosur të telekomanduar në Tiranë. Përplasje me një fis tjetër me fisin Gjini nëse është e sofistikuar me fisin bardhi nuk e disponoj informacionin. Përplasje mes fisit Reçi dhe Gjini ngre pikëpyetje të shumta mbi backgroundin e personave”, tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.