Si pasojë e vaksinimit, Britania shënon ulje të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi
01 prill 2021
| 22:28
Procesi i vaksinimit vahzdon të tregojë se lufta me pandeminë në Britaninë e Madhe tashmë ka marrë një tjetër drejtim.
Të dhënat ditore nga Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe tregojnë se po vazhdon ulja e viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Me mbi 32 milionë vaksinime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u numëruan 51 viktima dhe 4479 të infektuar.
Autoritetet kanë lehtësuar disa nga masat antiCovid, por bëjnë ende thirrje për kujdes dhe iu kërkojnë qytetarëve të mos i neglizhojnë për asnjë moment rregullat themelore.