Si pasojë e vërshimeve është dëmtuar ura në fshatin Rogovë të Gjakovës
12 janar 2021
| 12:04
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë (rr. Shefki Thaqi).
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se pas inspektimit të kësaj ure kanë konstatuar se kjo urë është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.
“Duke filluar nga sot (12.01.2021) ora 11:00 është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë. Lusim qytetarët që për sigurinë e përgjithshëm ta respektojnë këtë vendin”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.