“S’i përballoj dot më” Megi Pojani shqetëson fansat me foton e fundit: Ça po ndodh me trupin tim?
Megi Pojani është shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale dhe me ndjekësit ndan pothuajse gjithçka.
Bukuroshja brune poston në “Instagram” foto seksi dhe provokuese, e ndonjëherë edhe video ku bën fansat për të qeshur. Por kësaj radhe ajo ka vendosur që të tregojë një problem shëndetësor.
Më tej ajo publikoi një tjetër foto ku iu tregon ndjekësve “çmimin fillestar” për të parë fotot e plota të këmbëve të saj.
Megjithëse në kontekstin e shakasë, në “Instagram”-in e saj kanë mbërritur oferta me shuma marramendëse që fillojnë nga 1000euro deri në 5 milionë. Vetë aktorja ka ndarë disa mesazhe në rrjetin social ku mes të tjerash në një ofertë prej 5000euro, ajo nuk harron të përmendë tërthorazi Endri Çekiçin. “Kemi 5k, ofertë tjetër para se të përplaset çekiçi?”, shkruan Megi.
Më tej krahas një fotoje të mesazheve që ka marrë me ofertat e ndjekësve, ajo shkruan: “Fatkeqësia jonë si komb është që kemi shumë llafe. Do postoj IBANIN. Aty ka vetgjyqësi dhe ndahet mashtruesi nga zotëri”.