Si përfundoi Agim Bahtiri në shtëpinë e Radoiçiqit në veri, bashkë me Haradinajn
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për takimin e tij me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, si dhe me atë të Listës Serbe, Goran Rakiq e nënkryetarin Milan Radoiçiq në kohën kur në Kosovë po tentohej të formohej koalicioni PAN.
Bahtiri ka rrëfyer për herë të parë në Kanal10 se pas një telefonate të Haradinajt e më pas Rakiqit, kishte përfunduar në shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, shkruan Gazeta10.
“Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj në kohën e PAN-iut. Kah ora 21:00 i mbrëmjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vish te ai person që të telefonoj, unë jam i gatshëm të dërgoj te ai. Unë me të thënë të vërtetën kam menduar që e kanë kidnapuar Ramushin. E kam thirr komandantin e Mitrovicës së Jugut, edhe ju kam treguar se nëse më ndodh diçka e dini se jam nalt. E kam pa për herë të parë shtëpinë e jaranit të tij, Radojçiqit. Kur kam zbritur prej kerrit, i kam parë disa persona me automata të moshës 30 vjeçare. Kur hyna brenda e kam pa Ramushin bashkë me Radojçiqin”, ka thënë Bahtiri.