Si personazh i dalë nga përrallat/ Kim Kardashian frymëzohet nga natyra për “look-un” e ri
14 qershor 2021
| 16:23
E gjelbra është një nga ngjyrat më në trend të këtij sezoni.
Kim Kardashian vendosi të provojë një veshje, tërësisht në nuancat e jeshiles, në një ambient të arreduar me të njëjtën ngjyrë. Me flokët e derdhura me onde, thonj të gjata dhe kostumin e guximshëm, duket se influencerja është frymëzuar nga natyra për këtë fotosesion.
“Me fat”, shkruan 40-vjeçarja dhe e shoqëron komentin me një lule fatsjellëse tërfili.