Si po bën shumë para vajza e Gerrard në moshën 18 vjeçare
Vajza e Steven Gerrard, Lilly-Ella po bën një pasuri të madhe si një ndikuese pasi ka arritur të paktën 10 marrëveshje me brende të njohura të ndryshme.
18-vjeçarja fiton dhjetëra mijëra euro për postim në “Instagram” dhe ka më shumë se 175,000 ndjekës në llogarinë e saj.
Një burim i brendshëm i industrisë ka thënë se të qenit një nga vajzat e lojtarëve më të mirë të Anglisë është një avantazh i madh.
“Ajo ka shumë ndjekës, por më e rëndësishmja, ata të duhurit – njerëz të rinj, në modë që janë të lumtur të shpenzojnë”.
Lilly shpesh i trajton ndjekësit e saj në “Instagram” me foto të udhëtimeve të saj, dhe në përgjithësi stilit të jetesës luksoze, ndërsa fotografitë e saj më të fundit të udhëtimit përfshijnë udhëtime në Los Anxhelos, Dubai dhe Londër.
Ndër marrëveshjet e tjera të saj përfshijnë një furnizues me mbrojtëse telefoni, markë veshjesh aktive, markë veshjesh për palestër dhe prodhues pizhame dhe disa marka të tjera veshjesh.
Të gjithë e kanë ndihmuar ndikuesen e re të përfitojë nga popullariteti i saj dhe të ndihmojë në ndërtimin e pasurisë së saj në një moshë të re.
Një burim i brendshëm i industrisë shtoi: “Ofertat duket se po vijnë shpejt dhe secila prej tyre do të vlejë mijëra euro. Me këtë ritëm ajo do të fitojë shumë para. Të jesh vajza e një futbollisti të mirë ka avantazhet e saj.”