Si po e quan Edi Rama – Albin Kurtin, sipas Valon Sylës
Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është lider shumë i pëlqyer në arenën ndërkombëtare. Ai ka thënë se qasje e tij është e gabuar në arenën ndërkombëtare.
Syla ka thënë se për shumë kënd Kurti mund të jetë figurë e pëlqyer brenda vendit, por ka thënë se liderët që kanë mbrojtur Kushtetutën e vendit të tyre para marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk kanë pasur fund të mirë.
“Shikoni Gjermanisë cfarë i ndodhi kur nuk respektoi Traktatin e Versajes. Greqinë në rastin e Qipros që mbeti e ndarë në gjysmë”, tha ai.
“Albin Kurti nuk e ka gajle që ne jemi pa viza, pa pare. Kurti po sillet si një super lider i majtë në nivel bote. Ai ka dëshirë të marrë përkrahje të madhe nga të majtët në Gjermani, Itali e tjetërku në Europë. Ai dëshiron të thotë se Syriza në Greqi nuk është asgjë në krahasim me ne”, shtoi Syla në T7.
Tutje Syla tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka një emër për Kurtin, të cilin Syla e ka marrë vesh nga gazetarët.
“Madje kam dëgjuar nga gazetarët se Edi Rama po i drejtohet Kurtit si kryeministër perfekt i Kosovës socialiste autonome”, shtoi Syla.