Si po hulumtohet logjika e shkollës shtetërore globaliste në shembullin e UÇK-së
Prof. dr. Hakif Bajrami
Nga shkolla kombëtare e Prekazit për progres kombëtar deri në liri, vlera historike dhe filozofike-kombëtare e luftës së UÇK-së 1991-1999 nuk bën të nëpërkëmbet (23)
Sot luftën e UÇK-së janë kah e studiojnë edhe hulumtojnë disa shkolla globaliste, të cilat me egoizëm të paparë e përcjellin fuqinë e saj si në ide, po ashtu edhe në praktikë në optikën neokoloniale: si doli, kah u organizua dhe si ngadhënjeu, pa fabrika ushtarake, pa banka, pa klinika shëndetësore, pa e pasur shtetin prapa, por duke e pasur një komb të tërë përkrah, por jo “shtetin” legalisht, sepse e kishte të ndaluar ose e pengonte luftën tërthorazi. Prandaj, duke iu frikuar modelit, institucionit historik dhe politik, UÇK-në kjo shkollë po tenton që institucionin e neoluftës ta përplasë në çdo shkëmb, sepse çdo krijesë e re kuptohet se ka pengesa.
Po e bën këtë sepse ai “shkëmb” e ka mërinë antipodë të shkollës për të drejta të njeriut dhe neokolonializëm, madje në shkollë të të drejtave të shtetit, për t’i disiplinuar qytetarët e tij. Kjo shkollë me variantin e dhunës, si institucion që e kishte të kodifikuar ligjin e traditës së ndritshme të luftës për liri, në fillim e deri në mbarim të shekullit XX, me vitalitetin e saj, në fillim të shekullit XXI, prapë me një ritëm të përshpejtuar, ka filluar të marrë pozicion të bërjes së njëfarë lufte për “drejtësi sociale”, po në atë stil siç e bëri pas vitit 1917, kur godina e saj shoqërore u mbulua me një “religjion” ndryshe, prej të cilit Ati e nxjerr shpirtin e shenjtë dhe “nëpërmjet Birit” e bekon në trupin e besimtarit, për ta ngritur tërë atë teatër në triumf revolucionar.
Kjo shkollë, gjithnjë në heshtje, duke peshuar tinëzisht në totalitarizëm fashisto-komunist, përmes pushtetit politik, ka nxjerrë njëfarë doktrine metafizike edhe sot, kinse sikurse në vitin 1935 dhe në thelbin e saj të përbashkët fashisto-komuniste, me idenë dhe materien e vet përbuzëse është duke e përbuzur çdo gjë që është pozitive jo vetëm në luftën e UÇK-së në Kosovë dhe kudo që është zhvilluar dhe zhvillohet lufta e drejtë. E vëreni fenomenin e akuzimit dhe dënimit të të gjithë komandantëve që e kanë drejtuar UÇK-në.
Kjo politikë, jo sot aq tragjikisht, do të na hakmerret sepse fjalët e këtoditëshme, se një deputet, ish-komandant i Llapit që “duhet të shkojë në burg për ndonjë kërkesë që mos të bashkëpunohet me okupatorin, e gëzoi një diplomat fare hapur”. Po vendi i tij shumë i nderuar, ka dënuar komandantë të tillë. Jo, kurrë, historinë e vendit të tij e njohim fare mirë, madje hollësisht. Mik po, por rri si mik, sepse për 13 000 shqiptarë të masakruar civilë, askush nga okupatori deri më sot nuk është dënuar.
Kjo shkollë me dy norma të drejtësisë, me program është duke e penguar çdo progres që shpie kah demokracia dhe kushtetutshmëria globale, për ta rrënuar kundërshtarin dhe filozofinë e tij. Tash, në këtë pozicion që ka mbetur në përgjithësi, kjo shkollë disi po përpiqet të tregojë në shkallë primitive se nuk ka firmë “Lindore” as “Perëndimore”, por denominohet si parim interesash dhe të drejtash historike-shtetërore, pra jo popullore. A nuk vihet pavarësia e Kosovës në dyshim me këto akuza të fabrikuara, sidomos në rastin e akuzës Dik Martinoviq, i cili nuk e ka bërë atë për mëshirë, por ka qenë i autorizuar dhe i paguar për ta bërë.
Frika në miqësi ka filluar të shpalohet ngadalë por, sigurt. Kësaj politike nuk kemi si t’ia vëmë emrin ndryshe përpos që, ku ka qenë ish-shteti, qoftë edhe okupator të ketë të drejtë në “rizorgjimento”. Madje, në shkallën më ekstreme, kjo shkollë ka nxënë të shprehet sidomos në Kosovë, aty ku lindi doktrina e thyerjes së filozofisë së “robit modern” të paleoluftës, të përlyer me mentalitet të pacifizmit nobelist, madje duke moralizuar se “na kanë pranuar edhe njëfarë shteti fantazmë MZ”! Kjo shkollë në rrethanat e sotme disi ka krijuar kapital “malinjë” dhe po vë gjithnjë duke u fshehur, por duke rrezikuar agresivisht, por si gjarpri më helmues po taktizon, po shkrepë poza pas mureve dhe fenomeneve “humane” të civilizimit, po karikon nëpër mure dhe vetë, pastaj po akuzon, gjithnjë duke promovuar njëfarë faraonizmi të situatës politike, në disa regjione kritike, duke treguar pasion injorant intelektual dhe, si i tillë, po mbetet relikt i paarsimim.
Çka është më keq, kjo shkollë luftën e UÇK-së edhe sot më fuqishëm se kurrë, përpiqet të shndërrojë në gjak të derdhur kot, sepse e “drejta historike shtetërore” dhe fuqia e NATO-s është më e “vjetër”, se e drejta e vetëvendosjes së popullit. Madje ajo e drejtë historike për të dhe mbi të, paska filluar më 1989 dhe paska mbaruar falë Zotit qysh në mesjetë. Hipokrizia e kësaj shkolle për shkak të mungesës së arsimimit fillor, për shkak se ka deficit të fakteve historike në shumë skena, të cilat ju duket se ne nuk i vërejmë, vakuumin tonë mosveprues, ose partnerizues, siç është de jure, kjo nomenklaturë që punon tinëzisht për të drejtën e shtetit, filozofinë e vet humane po e shndërron në kërcënim me një anë nga faktorët e brendshëm, por edhe në anekdota që lansohen nga faktorët e jashtëm, gjithnjë për përdorim të gjerë nëpër zyrat diplomatike: Kjo shkollë diku-diku po klithë: “Po largohemi nga Kosova, sepse sot nuk i kemi 25 milionë dollarë, por po t’i kishim 250 milionë, do të ishin pak”. Ky fakt do të thotë se këtë shkollë e ka mbështetur për muri varfëria e saj, por e ka bartur andej kah duhej vitaliteti dhe lufta e drejtë e një populli, i cili e lindi UÇK-në pa i pyetur fare institucionet shtetërore, të cilat ishin embrion për ta lënë popullin e UÇK-së invalid dhe në shans se do të mbijetojë, madje kur dihet se me mbi një milion ishin arratisur nga trojet 1998/1999.
E tërë ajo që u tha më lart, shkolla e së drejtës shtetërore i ka larguar prej këndej tërë përkushtimi i një gjenerate, e cila nuk kishte fabrika ushtarake, nuk kishte banka, nuk kishte asnjë garanci ndërkombëtar, por UÇK-ja kishte popull dhe kishte territor. Prandaj tërë këtë përparësi historike, shqiptarët e Kosovës subjektet e neoluftës nuk do ta kthejnë në aferë politike, për të mbetur partner të paleoluftës. Por, afera politike deri më sot nuk ka pushuar nga çdo kënd i ish-regjimit që të pengojë çdo prosperitet, ta pengojë “trenin e historisë”, duke i vënë gurë në binarë, duke i rrënuar edhe binarët në çdo rrugëtim.
Të shprehemi hapur, shkolla pansllaviste do të luftojë me çdo mjet për ta krijuar mundësinë e ndryshimit të një normativi shtetëror neofashist në Kosovë që ishte realitet deri më 1999. Por, në fund qëllimi është për të mbetur Kosova pjesë e regjimit dhe robërisë infibulacionale, gjithnjë për të mbetur kjo trevë etnike shqiptare, rregullore e mbyllur, e shkëputur dhe e normuar në robëri, edhe pse një pjesë e “sovranitetit” të saj do të grabitej nga ish-institucionalistët dhe pacifistët e teletisur në nobelizëm kriminal, sepse ata “forcohen kur vriten heronjtë, madje në vlugun e luftës iniciojnë ndërprerje të luftës çlirimtare njëanshëm duke e favorizuar edhe dezertimin ushtarak, fakt ky që ka ngjarë”. Së voni kjo shkollë e ka zgjeruar spektrin, se forcohet nëse burgosen heronjtë dhe prijësit e luftës çlirimtare. Dhe këto burgosje ngjajnë sepse drejtuesit nuk kanë qenë të vëmendshëm që luftën e tyre ta mbështesin në dokumente ndërkombëtare valide mbi ligjet e luftës së drejtë. Por, realiteti ka ngjarë sikur të ishin shumë dokumente të tilla, por shkrimet nuk janë. Të paktën kështu po na thuhet kur si historianë luftës së UÇK-së po i bëjmë njëfarë avokature, por jo politikë meskine, sepse e kemi ballin lart, se kemi bërë luftë të drejtë dhe pikë.
Shumëçka nga ky realitet i përimtuar sot na duket si tregim për një shoqëri të organizuar fare jo profesionalisht, e cila në fillim të dekadës së fundit të shekullit të kaluar i kishte zbuluar të gjitha letrat e pansllavizmit. Mu për këtë, Konferenca e Londrës më 1992, po mos të ishte realitet edhe atëherë ideja e saj, sot forcat e okupatorit do të kishin shans të krijonin rrethana të Londrës së vitit 1913. Prandaj, shtrojmë pyetjen kush i zbuloi rreshtimet kryqëzatë antishqiptare, përgjigjen do ta gjejmë në një shoqëri të përgjakur ish-jugosllave e ku plaga më e rëndë ishte moszgjidhja e çështjes shqiptare. Dhe çka u nevojit që UÇK-ja për një dekadë të luftojë dhe të gjendemi ku jemi sot. Të gjithë studiuesit, duke u përgjigjur në këtë pyetje, sikur i japin përparësi faktorit të jashtëm, realitet ky që është imponuar nga LDK-ja që e sabotoi luftën e drejtë fillim e mbarim. Dhe m’u për këtë, sot kemi në Kosovë një shoqëri të përçarë që është rezultat i ndarjeve shumë të egra që ishin realitet kundër UÇK-së më 1992-1999, nga soji i shqiptarëve sehirxhi, me qëllime pacifiste. Madje edhe sot mund të gjenden politikanë që kanë pozita dhe kanë krijuar pasuri të dyshimtë, por lartësia e pasurisë tyre nuk “shihet”, por është shpalosur një ofensivë shumë e egër, madje me ndihmën e disa evropianëve, që gati të gjithë komandantët e zonave operative të përgojohen, të burgosen dhe të luftohet me çdo kusht, që këta heronj, populli t’i urrejë sepse pas luftës paskan “grabitur çdo gjë”. (Vijon)