Si po i shkatërrojnë raketat “Javelin” tanket ruse në Ukrainë

22 korrik 2022 | 08:37

Një tank rus hidhet në erë nga një raketë “Javelin” e përdorur nga ushtria ukrainase.

Raketa “Javelin”, e prodhuar në ShBA, mund të shihet duke fluturuar nga një lartësi përpara se të përplaset me tankun dhe duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Raketa, pjesë e një serie armësh të dërguara në Ukrainë nga vendet perëndimore si ShBA-ja dhe Britania e Madhe, është shkatërruese ndaj tankeve, sepse armatura e tyre është më e hollë në majë.

Pamjet e dronit tregojnë tankun rus të ndalur në një rrugë, me një tank tjetër afër tij. Raketa “Javelin” më pas mund të shihet duke u harkuar në ajër dhe duke u drejtuar poshtë për të goditur tankun në anën e sipërme të blinduar hollë.

Pasi goditet, tanku rus shpërthen, duke ngrehur një shtëllungë tymi në ajër. Tanku i dytë, i cili ishte afër, shihet duke u kthyer me shpejtësi për ta shmangur shkatërrimin nga forcat ukrainase.

Në gati pesë muajt që kur ushtria Vladimir Putin pushtoi Ukrainën, 1 700 tanke janë shkatërruar nga forcat ukrainase, të cilët kanë mundur t’i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse falë armatimit dhe taktikave të avancuara perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe…