Si po vazhdon kryeministri i shkarkuar të zbatojë vendimet e qeverisë së serbisë?

05 prill 2020 | 17:52

SI PO VAZHDON KRYEMINISTRI I SHKARKUAR TË ZBATOJË VENDIMET E QEVERISË SË SERBISË?

Shkruan: Betim Gjoshi

Askush nuk po fajëson Albin K. për vitet e shkuara dhe gjendjen në veriun e Kosovës. Por, qasja që ka zgjedhur ky njeri është e rrezikshme për shtetin e Kosovës. E them këtë sepse PËR DALLIM NGA TË GJITHË ZYRTARËT TJERË SHTETËROR DHE NGA TË GJITHA PARTITË TJERA, ALBIN K. PO ZBATON ME VETËDIJE VENDIMET ARMIQËSORE TË NJË SHTETI ARMIQËSOR. Pra, ju nuk do ta gjeni në të kaluarën asnjë politikan shqiptar, as kryeministër dhe as ministër, që ka bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë dhe që ka zbatuar vendimet e Beogradit. Kjo po ndodhë për herë të parë.

Miq të mi,

E pashë dhe dëgjova me vëmendje videomesazhin e kryeministrit të shkarkuar Albin K. Pikërisht ato çka ai nuk i përmendi në këtë mesazh mendoj se janë thelbi i të gjithë çështjes dhe problematikës së krijuar pas karantimit të dy komunave në veri të Kosovës nga Qeveria e Serbisë.

 

  • ALBIN K. PO VAZHDON TË MBAJË TË FSHEHUR MARRËVESHJEN ME QEVERINË E SERBISË për të lejuar që të hyjnë në Kosovë struktura që kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi dhe njëkohësisht dorëzimin vullnetarisht të sovranitetit dhe autoritetit shtetëror në duart e një shteti armiqësor. Këto struktura të dhënat po i dërgojnë në Serbi. Pra, të infektuarit në veri të Kosovës po llogariten si shifra të shtetit të Serbisë. Qytetarët e infektuar dhe hospitalizuar të asaj pjesë as në statistika nuk i përkasin Kosovës për shkak se kryeministri i shkarkuar është pajtuar.

 

  • I paaftë për të menaxhuar me të gjithë territorin e Republikës së Kosovës KRYEMINISTRI I SHKARKUAR ALBIN K. PO ZBATON VENDIMET E QEVERISË SË SERBISË PËR KOMUNAT QË I TAKOJNË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në videon e publikuar ai po i shmanget çështjes kryesore, nuk po flet fare për vendimin e Qeverisë së Serbisë për të karantinuar këto dy komuna. Ai as nuk po e quan as spekulim mediatik, as vendim të rrejshëm apo vendim paefekt vendimin e Beogradit zyrtar. Po hesht dhe po shmang temën qëllimisht.

 

Albin K. po gënjen hapur kur po thotë se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur në karantinë dy komunat, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin. Nëse do të ishte kështu, atëherë pse për të gjitha komunat tjera që janë vendosur në karantinë vendimet i ka marrë Qeveria e Kosovës? Nëse do të ishte bash ashtu siç po thotë kryeministri i shkarkuar, atëherë përse ora policore në veri të Kosovës fillon në orën 13:00 ashtu siç ka vendosur Qeveria e Serbisë dhe jo në orën 17:00 siç ka vendosur Qeveria e Kosovës?

Askush nuk po fajëson Albin K. për vitet e shkuara dhe gjendjen në veriun e Kosovës. Por, qasja që ka zgjedhur ky njeri është e rrezikshme për shtetin e Kosovës. E them këtë sepse PËR DALLIM NGA TË GJITHË ZYRTARËT TJERË SHTETËROR DHE NGA TË GJITHA PARTITË TJERA, ALBIN K. PO ZBATON ME VETËDIJE VENDIMET ARMIQËSORE TË NJË SHTETI ARMIQËSOR. Pra, ju nuk do ta gjeni asnjë politikan shqiptar, as kryeministër dhe as ministër, që ka bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë dhe që ka zbatuar vendimet e Beogradit. Kjo po ndodhë për herë të parë.

Ashtu siç pritej nga ky Mashtrues që fatkeqësisht u bë kryeministër i shtetit tonë – është sjellja e tij prej një politikani lepur. I gjithë diskursi i tij politik në opozitë ka qenë pikërisht sipas tij domosdoshmëria e një ballafaqimi të ashpër me politikat destruktive dhe armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës. Por, sot, ai është i paaftë të përballet me cenimin e sovranitetit të Kosovës nga një shtet armiqësor. Ai sot është fajtor për shkak të bashkëpunimit me struktura që dirigjohen drejtpërdrejt nga Beogradi, e të cilat janë sjellë në Kosovë me marrëveshje tinëzare që vazhdon të mbahet e fshehtë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, por të cilën e zbuloi dhe alarmoi Partia Demokratike e Kosovës.

– Cili ishte mesazhi tjetër nga videomesazhi i kryeministrit të shkarkuar?

Albin K. po sulmon të gjithë ata që po kundërshtojnë cenimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.

Albin K. dhe Serbia janë bërë bashkë në cenimin e sovranitetit të Kosovës. Në karrierën e tij politike të pasluftës në Kosovë ai ka qenë politikani më i dhunshëm. Askush më shumë se Albin K. nuk e ka sulmuar shtetin e Kosovës. E ka mohuar dhe luftuar ekzistencën e tij. Ky aktivitet i tij mund të barazohet me atë të Aleksandër Vuqiqit, Ivica Daqiqit dhe Marko Gjuriqisht.

– Po sot?

Albin K. është bërë bashkë me këta të tre dhe po e ndanë Kosovën në baza etnike duke zbatuar vendime të një shteti armiqësor brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” i ka quajtur të papranueshme…