Si qenka e mundur të lejohet organizimi i protestave e ndalimi i namazeve në xhami

16 maj 2020 | 08:30

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se qeveria nuk ka të drejtë ta ndalojë hapjen e xhamive. Sipas tij, nga ajo që është dëgjuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është presion i drejtpërdrejtë mbi BIK-un. “Si qenka e mundur që qeveria të lejojë organizimin e përgatitjeve për protestë nga VV në shesh me rreth 400 persona, ndërsa t’i ndalojë namazet e besimtarëve nëpër xhamitë e Kosovës”, ka bërë këtë koment pyetës Kelmendi.

Komenti i tij i plotë:

Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndaloi hapjen e Xhamive!

E kam thënë dhe po e përsëris, qeveria Kurti është qeveria e padrejtësisë.
Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndaloi hapjen e Xhamive në Kosovë.
Nuk ka të drejtë të i kërkoi BIK-ut me ndalu hapjen e Xhamive në Kosovë.

Nga kjo çka dëgjuam sonte nga ministri Vitia është presion i drejtëpërdrejtë mbi BIK-un.
Deri me tani BIK-u ka kontribuar në mënyrën më të mirë për luftimin e pandemisë COVID-19.
Por tani si ministër i qeverisë të thuash se nuk ka kushte për hapjen e Xhamive, është presion i drejtpërdrejtë mbi BIK-un.

Si qenka e mundur që qeveria me leju organizimin e pregaditjeve për protestë nga VV-ja në shesh me rreth 400 përsona, ndërsa me i ndalu namazet e besimtarëve nëpër Xhamitë e Kosovës?

Këtë padrejtësi po e shohim për herë të parë 20 vite pas luftës nga qeveria Kurti.

Gëzim Kelmendi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të…