Si shkak i reshjeve të mëdha të shiut, komuna e Junikut formon Shtabin e Emergjencës

03 shkurt 2018 | 15:42

Komuna e Junikut ka formuar Shtabin e Emergjencës si rezultat i reshjeve të shiut të orëve të fundit dhe gjendjes së krijuar të sigurisë në Junik.

Shtabi i emergjencës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në stabilizimin e gjendjes së krijuar në teren.

“Kemi angazhuar operatorët përgjegjës në parandalimin dhe evitimin e dëmeve të shkaktuara si pasoje e daljes se lumenjve Erenik dhe Trava. Deri më tani dëme më të mëdha janë regjistruar në vendbanimet, Goqaj, Zekaj, Qestaj, Gaxherr i Poshtem, Jasiq dhe Gjocaj”, është bërë me dije në njoftimin e komunës së Junikut.

Rruga Junik- Jasiq- Gjocaj është e bllokuar për qarkullim.

Përkundër dëmeve të theksuara situata është nën kontroll edhe pse sasia e të reshurave atmosferike vazhdon të rritet.

“I ftojmë qytetaret të jenë të kujdesshëm dhe çdo lëvizje e fëmijëve të jetë nën përcjelljen e të rriturve”.

“Për çdo situate janë në dispozicion numrat kujdestar:
049-760-267
049-760-268”, është thënë në njoftimin e komunës së Junikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duket se po i pëlqen…