“S’i shoh as filmat me luftë, m’i kujtojnë zërat e atyre që më torturuan”, thotë dëshmitari në rastin e Mustafës

05 tetor 2021 | 11:35

Është duke vazhduar edhe të martën procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara.

Dëshmitari i tretë para trupit gjykues, ka treguar për pasojat psikologjike që i ka edhe sot nga rrahjet dhe maltretimet që i ka pasur gjatë kohës së luftës.

“S’muj me fjet, shoh ëndrra. Këto gjëra janë përjetime shumë të rënda janë të tmerrshme të cilat i barti edhe sot. Një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, natën çona, djersitna shumë mi kujton ngjarjet, më vijnë zërat e njerëzve që më kanë torturuar”, ka thënë ai.

 

Më tutje, dëshmitari ka treguar se ka pasur një infeksion në nofull, pasi ia kanë thyer dhëmbët.

“Kom pas infeksion në nofull, se i kom pas edhe dhëmbët e thyer. Mjeku me ka thënë mirë që ke ardhur e nuk të ka shkuar infeksioni në tru”, ka thënë dëshmitari. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Bardhi Rexha karrierën do ta vazhdojë në skuadrën e…