Si ta kursejë enegjinë elektrike gastronomia?

08 shtator 2022 | 15:19

Ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në restorante është përgatitja e ushqimit, ftohja dhe ngrohja e ambientit.

Ne mund të veprojmë me hapa të vegjël SOT, që të ndihmojmë sadopak në përmirësimin e gjendjes elektroenergjetike të vendit, për muajt e vështirë që do të vijnë me ftohjen e motit.

Filloni t’i aplikoni këto ndryshime në rutinën tuaj ditore:

–          Fikni disa nga poçat dekorues, që nuk do të ndikonin në uljen e ndriçimit të nevojshëm të ambientit.

–          Gjatë natës mos harroni ta fikni ndriçimin dhe pajsijet e tjera shpenzuese.

–          Akordoni termostatin e kondicionerit në 24 gradë celcius, që konsiderohet të jetë temperaturë efiçiente.

–          Nëse nuk keni alternativë të ngrohjes (përpos me energji elektrike) për ditët e ftohta, akordoni temostatin në atë mënyrë që ambienti të jetë i rehatshëm, por jo i ftohtë. Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 19 gradë.

–          Gjatë ditës ndalni ngrohjen tërësisht për disa orë. Kjo nuk do të ndikoj aq shumë në ndryshimin e temperaturës së rehatshme të hapësirave, por kursimi në anën tjetër do të jetë i madh.

–          Parandaloni ngrohjen e hapësirave të caktuara, aty ku nuk ka nevojë, duke vendosur në kaldajën qendrore një ndërprerës kohor (wifi, digjital apo mekanik).

Ndërsa si masa afatgjate, ju mund t’i:

? Zëvendësoni poçat tradicional me ata efiçient

? Zëvendësoni pajisjet elektrike jo-efiçente me pajisje efiçiente, etj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot po mbahet seanca e…