Si ta shohim flirtin në një marrëdhënie, flasin ekspertët
Të qenit single të jep mundësi për të flirtuar me këdo që ju kap syri, ndryshe nga ç’mund të ndodhë kur je në një marrëdhënie.
Sipas “Health Line”, flirtimi është një art më vete, që shumë njerëz e humbasin kur bëhen pjesë e një lidhjeje.
Por a duhet të heqësh dorë nga flirtimi dhe ngacmimet e vogla gjatë kohës që je me dikë? Apo një flirtim i pafajshëm nuk është problem për aq kohë sa nuk kalon kufijtë?
Para së gjithash, si çdo sjellje në një marrëdhënie, kjo varet nga ajo që ju dhe partneri juaj keni vendosur.
Disa partnerë mund të bien dakord që të dy janë në rregull me njëri-tjetrin, edhe duke flirtuar me njerëz të tjerë, ose duke takuar të tjerë, madje dhe duke fjetur me njerëz të tjerë.
“Nëse flirtimi është normal nëse je në një lidhje, është diçka për të cilën vendos çifti.”- shprehet për Bustle, Lia Holmgren, eksperte marrëdhëniesh dhe intimiteti.
Po a quhet një shikim, një gjest, tradhti?
Varet nga qëllimi.
Nëse është diçka thjesht momentale, përgjigje ndaj një situate të krijuar, atëherë nuk është teknikisht tradhti, por partneri mund të lëndohet gjithsesi.
Duhet pasur kujdes dhe duhen rikujtuar rregullat e marrëdhënies suaj. Nëse partneri është xheloz dhe impulsiv, atëherë do konsiderojë tradhti edhe mendimin, jo më flirtin.
Për disa çifte, flirti me dikë tjetër mund t’u përmirësojë marrëdhënien
Se të ofron pozitivitet, besim në vete dhe të bën të ndihesh mirë. Kështu këtë e reflekton edhe në lidhjen tënde, të cilën e ka kapur rutina.
Jo, nuk është tradhti, por duhet pasur kujdes për të mos thyer besimin e partnerit.
Bëji vazhdimisht të qartë partnerit që e do, për të mos pasur asnjë dyshim. As kur gjendet përballë flirtit tënd me dikë tjetër.
Nuk është diçka dhe aq negative, pasi të rikujton se je ende atraktiv.
Të rrit vetëbesimin dhe nuk ka më mirë se kaq!
Nuk është zyrtarisht tradhti, edhe pse dinamika është e njëjtë.
Shikimi, toni i zërit, mbase një prekje më tepër, dinamika është e njëjtë me tradhtinë, ajo që i ndan është avancimi. Flirti nuk avancon në puthje dhe marrëdhënie intime.