Si të dalloni nëse buka që keni blerë është me ngjyrues!
Ekziston një “hile”, për të parë nëse buka që blemë ka apo jo ngjyrues. Buka e zezë është konsideruar më e shëndetshme se ajo e bardha, por duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e saj, pasi shpesh ajo mund të ketë ngjyrues. Për të zbuluar nëse ka apo jo ngjyrues, ekspertët sugjerojnë që të lëmë një copë buke për 10 minuta në ujë, nëse ajo lëshon ngjyrë, atëherë ka ngjyrues.
Si fillim, e marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën. Ndërkaq, qëkur keni qenë të vegjël shpesh prindërit ose gjyshërit ju kanë thënë se korja e bukës duhet konsumuar pasi është shumë e shëndetshme.
Një studim gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet 8 herë më shumë tek korja se sa tek tuli.