Si të jetoni deri në 100 vjeç?

12 korrik 2022 | 22:49

Në Kosovë jetëgjatësia në dekadën e fundit ishte 79.4 vjeç për femrat dhe 74.1 vjeç për meshkujt, bazuar në të dhënat bëra nga Agjencia e Statistikës së Kosovës. Edhe pse jetëgjatësia është rritur dekadat e fundit duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, sërish shqiptarët jetojnë më pak se mesatarja e BE.

Por çfarë përcakton se kush do të arrijë një shekull jetë? A mjafton të ushtrohesh dhe të ushqehesh shëndetshëm, apo ka nevojë për diçka tjetër? Sipas një studimi të botuar në The Journals of Gerontology, nuk mjafton të jesh i shëndetshëm për të jetuar gjatë. Sekreti duket se është prania e një gjeni që parandalon vdekjen e programuar qelizore, e cila do të ngadalësonte plakjen dhe do të lejonte fatlumët të arrijnë 100 vjet të shëndetshëm.

Për të arritur këto përfundime, studiuesit rekrutuan tre grupe vullnetarësh. I pari ishte i përbërë nga 88 persona midis moshës 65 dhe 80 vjeç, me prindër të gjallë mbi 97 vjeç, i dyti i përbërë nga 63 njëqindvjeçarë dhe i treti i përbërë nga 88 vullnetarë pasardhës të njëqindvjeçarëve.

Studimet treguan se fëmijët e gati njëqindvjeçarëve ishin shumë më pak të dobët se moshatarët e tyre dhe se gjenet e njerëzve afër 100 vjeç dhe pasardhësve të njëqindvjeçarëve të tjerë ishin shumë të ngjashëm. A ekziston pra një predispozitë gjenetike për t’u plakur mirë?

Përgjigja është po, ose kështu duket: analizat gjenetike kanë treguar se njëqindvjeçarët dhe pasardhësit e njëqindvjeçarëve kanë një sasi më të madhe të gjenit Bcl-xL (nga anglishtja limfoma e qelizave B-ekstra të mëdha), që parandalon vdekjen e programuar të qelizave, ose apoptozat. Qelizat tona janë të programuara për të kryer vetëvrasje kur dëmtohen, për të parandaluar përhapjen e dëmit në organizëm. Ky gjen bën që një qelizë, para se të vdesë, të rezistojë pak më gjatë dhe që organi në të cilin gjendet plaket më ngadalë dhe e ruan funksionimin e tij më gjatë.

Duket gjithashtu se proteinat e prodhuara nga gjeni Bcl-xl parandalojnë dobësinë: “Ne e kemi parë atë në eksperimentet e kryera mbi krimbat dhe mizat, dhe tani po e studiojmë edhe te minjtë”, shpjegon për revistën spanjolle El Confidencial Consuelo Borrás, një nga autorët e studimit 100-vjeçar.

Me pak fjalë, duket se sado të përpiqemi të bëjmë një jetë të shëndetshme, nëse gjenet tona nuk funksionojnë së bashku, do të jetë e vështirë të shuajmë njëqind qirinj: “Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm”, thekson Borrás. “Ka njerëz që kanë bërë një jetë aspak të shëndetshme, por mbushin njëqind vjeç”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të martën se ka shkatërruar…