Si të joshni burrat…Agjentja seksi e shërbimit sekret ushtarak zbulon “sekretet”
Një grua, e cila pretendon se ka punuar si agjente e shërbimit sekret ushtarak rus, ka ndarë me publikun teknikat për joshjen e burrave dhe pretendon se janë aq funksionale saqë meshkujt do të jenë gati t’iu ulen në gjunjë. Aliia Roza sot jep kurse për gratë që duan të mësojnë teknikat e joshjes, pasi thotë se i ka mësuar ato në trajnime të mirëfillta ushtarake, ku ka perfeksionuar artin e manipulimit të emocioneve.
E lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, 36-vjeçarja u regjistrua, ashtu siç pritej, në programin e frymëzuar nga teknikat e ish-KGB-së. Aliia u stërvit për manipulim, joshje, bindje, manipulim neurologjik ndërsa misionet e saj kishin si synim punën në infiltrim për të futur në grackë objektivin. Në një intervistë për “Daily Mail” ajo tha:
Më kanë mësuar si të josh një burrë sa më shpejt, mes tyre edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët arrija t’i kontrolloja deri në atë pikë sa merrja vendimet për ta. Teknikat e joshjes që përdorte KGB-ja nuk mund t’ua mësojmë të gjithëve, sepse janë shumë të fuqishme, mund të marrin jetë, kështu që më është dashur t’i përshtas për jetën e përditshme. Unë u mësoj grave si të bëjnë që burrat të bien në dashuri me ta, pastaj e kanë ato në dorë se çfarë lloj marrëdhënieje duan të krijojnë, dashurie, miqësie, apo biznesi.
Aliia ka qenë pesë herë e martuar. Ajo jep edhe disa këshilla mbi atë që nuk duhet bërë kurrë.
Gjëja më e keqe që mund të bëni është të provokoni dikë teksa përpiqeni ta joshni, ose të bëni që ai të fiksohet pas jush. Nuk i rekomandoj këto teknika sepse do të bënin që mashkulli të ishte tepër i varur nga ju. Këto teknika ekstreme i kam përdorur vetëm kur merresha me kriminelë, që kishin nevojë për një dorë të hekurt që t’i kontrollonte. Për të joshur një burrë normal, duhet që fillimisht të ndillni interes tek ai duke e intriguar. Meshkujt janë gjahtarë, kështu që duhet të bëni pak të vështirën, në të kundërt nuk do të ketë shumë interes tek ju. Duhet të bëheni muza e tij, një mister. Kohët e fundit meshkujt janë bërë më të ndrojtur kur vjen puna te kontakti i parë me një femër. Duhet t’i jepni një shkas për të nisur bisedën.
Në një rast, një trafikant u dashurua aq shumë me të, saqë e mbrojti edhe pasi zbuloi se ishte agjente. /TAR/