Si të kuptohet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut kur arreston pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me urdhërarreste të Serbisë?
Shkruan: Fatmir Arifi
Ka kaluar tashmë një kohë e gjatë qëkur ish ushtarët e UÇK-së arrestoheshin në vendet e rajonit me urdhërarreste të Serbisë.
Arrestime të tilla vazhdojnë të bëhën vetëm nga autoritetet policore dhe kufitare të Serbisë.
Është më tepër se shqetësues fakti i arrestimit të një luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 korrik 2024 në pikën kufitare në Jazhincë, me emrin Blerim Ramadani, nga Komuna e Ferizait.
Ky arrestim, jo i ligjëshëm, është realizuar nga organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut, sipas një urdhër arresti të lancuar nga Serbia, gjithnjë sipas mediumeve që raportuan!
Me sherbime të tilla, qeveria e RMV, jo në pak raste, në vijimësi, ka dhënë prova besnikrie në ndaj Serbisë. Por këto prova, benikrie, në formën e arrestimeve, pa i amnestuar dhe subjektet e tjera maqedonase, që nuk dallojnë shumë në perfiditetin e tyre politik, kësaj radhe (edhe po nuk deshe), të çojnë të mendosh se vijnë si rrjedhojë e ardhjës në krye të qeverisjes së këtij shteti të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedone- VMRO.
Prandaj kujdes për të gjithë luftetarët e UÇK-së në levizjen e tryre në vendkalimet kufitare me Maqedoninë, derisa nuk lirohet ish ushtari Blerim Ramadani.