Si të kursejnë energji elektrike Qendrat Tregtare?
Dyqanet e mëdha me shumëllojshmëri dritash dekoruese, reklama të shumta, klima dhe pajisje tjera, konsumojnë mjaft shumë energji, që mund të kursehet shumë lehtë, nëse stafi i çdo dyqani informohet për mënyrat e kursimit të energjisë elektrike dhe më pastaj inkurajohet për aplikimin e tyre.
Ja disa nga këto këshilla që mund t’i aplikoni lehtë:
? Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues që kanë qendrat tregtare është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.
? Përdorni drita LED, sepse ato janë shumë më efiçiente.
? Konsideroni instalimin e dyerve automatike ose rrotulluese. Lënia e derës së përparme gjerësisht e hapur do t’u lejojë klientëve qasje dhe dalje të shpejtë nga ndërtesa, por në të njëjtën kohë edhe humbje të freskisë apo nxehtësisë.
? Programoni ftohjen të mos fillojë derisa temperatura e brendshme të kalojë 24°.
? Nëse keni mundësi instaloni sensorë të lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh dhomat e provës, zona për punëtorë, etj.).
? Nëse është e mundur, ftohja të fiket një orë para përfundimit të punës.