Si të mbrohemi dhe trajtohemi nga pickimi i bletëve dhe grerëzave, flet Leonora Hana – Lleshi, autorja e parë me abstraktin e publikuar në zhurnalin e Organizatës Botërore të Alergologjisë

06 shtator 2023 | 15:47

Leonora Hana – Lleshi është e para autore me abstraktin “Efikasiteti pozitiv i imuno-terapisë specifike me helm blete në alergjitë tjera”, të publikuar në zhurnalin e Organizatës Botërore të Alergologjisë.

Në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, që tri vite radhazi alergologia, Leonora Hana-Lleshi ka mbetur e vetmja autore nga Kosova apo dhe trevat shqipfolëse me abstrakt të pranuar dhe të prezantuar në Zhurnalin e Organizatës Botërore të Alergologjisë, me temën: “Efikasiteti pozitivë i imuno-terapisë specifike me helm blete dhe në alergjitë tjera”.

Në një intervistë për portalin Arbresh.info doktoresha Hana-Lleshi, ka folur më shumë rreth kësaj pjesëmarrje, ku ka prezantuar për herë të parë abstraktin saj me imuno-terapisë specifike.

Ajo ka treguar gjithashtu një rast specifik tek një paciente ku vaksina me serumin e helmit të bletës ka arritur t’ia shëroj edhe të gjitha alergjitë e tjera.

Me këtë zbulim Hana-Lleshi tregon se është e para autore në të gjitha trevat shqiptare që ka vërejtur një zbulim të tillë nga vaksina me helm blete.

Me publikimin e këtij abstrakti nga Hana-Lleshi, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Alergologjisë. Gjatë kësaj interviste doktoresha Hana-Lleshi, ka shpjeguar edhe se si duhet të mbrohemi dhe të trajtohemi nga pickimet e bletëve dhe grerëzave.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

SI TË MBROHEMI DHE TRAJTOHEMI NGA PICKIMI I BLETËVE DHE GRERËZAVE:

Pickimet nga bleta, grerëza dhe amëza mund të jenë pickime lokale me një ajtje dhe deri në 50cm por që janë shqetësime lokale me skuqje, ajtje, kruarje dhe dhembje dhe brenda disa orësh apo ditëve kalojnë me përdorim të ilaçeve si një tabletë antihistaminike ose dhe kortikosteroide, kompresa të ftohta të  akullta lokal, një krem me përmbajtje kortizoni apo antihistaminike, një analgjetikë etj.

Në raste të veçanta pas pickimit tek personat me predispozitë alergjike mund të vijë deri te reaksionet e rënda alergjike apo dhe deri anafilaktike si p.sh: rënia e tensionit të gjakut; rritja e të rrahurave të zemrës, ushtimë në veshë, shtrëngim gjoksi, pengesa në frymëmarrje, shtrëngim dhe ngërçe barku, alivanosje me humbje të vetëdijes në rastet më të rënda dhe nganjëherë dhe me detektim etj. janë shenjat e rrezikshmërisë më të lart  për një alergji e cila mund të përfundojë dhe me fatalitet.

Andaj sot fatmirësisht ka zgjidhje për përcaktimin shumë të saktë të alergjive dhe me shërimin afatgjatë sidomos të alergjisë jetë kërcënuese si këto nga pickimi nga bleta, grerëza dhe amëza me një sukses të garantuar nga 75-98% me desensibilizim apo me IMUNOTERAPI ALERGJEN SPECIFIKE e cila zgjatë 3-5 vite me një trajtim të veçantë  skematik të realizuar në kushte të sigurta për intervenime emergjente pra në ambiente spitalore me ekipe të certifikuar dhe trajnuar për sëmundjet alergjike dhe me ekip mbështetëse domosdoshmërish me pajisje reanimatore!

Mendohet se pas 6 muaj të de sensibilizimit pacientët fitojnë një imunitet fillestar mbrojtës që nëse pickohen nga këto insekte jetë kërcënuese vetëm pêr alergjikët në pickime të bletë, grerëzës, amzës do të reagojnë vetëm me reaksione lokale pa përjetuar reaksionet e rënda alergjike si ato anafilaktike të cilat mund të jenë jetë kërcënuese deri në fatalitet.

Por dhe një shpjegim se tek personat e shëndetshëm pickimet nga bleta dhe grerëza  që nuk janë alergjik ndaj tyre dhe mund të jenë të dobishme dhe imunomodulatore të fuqishme  me benefite për shëndetin e tyre!

ALERGJIKË NGA PICKIMET E BLETËS DHE GRERZËS MOS JETONI ME FRIKË DHE SIDOMOS TË RREZIKUAR PËRHERË DERI NË GJENDJET MË TË RËNDA  ALERGJIKE SEPSE SOT KA SHËRIM  98% ME SUKSES!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë…