Si të ndalen Messi dhe Mbappe? Përgjigjet Nagelsmann

07 mars 2023 | 14:04

Bayern Munchen nesër e zhvillon ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së në “Allianz Arena”.

Në kampin “bavarez” e dinë mirë që Leo Messi dhe Kylian Mbappe të ndëshkojnë në çdo moment. Trajneri Julian Nagelsmann pohoi se nuk do të ketë ndonjë strategji ndryshe për të mbuluar yjet e PSG-së.

“Ne kemi de Ligt, i aftë jo vetëm të mbrojë mirë, por edhe të shënojë. U përgjigja kështu për të thënë se ne nuk do të futemi në fushën e lojës me idenë të mbrojmë rezultatin e sfidës së parë. Është një fitore që të gënjen, ndaj do të hyjmë në fushë të vendosur për të shënuar, për të fituar, vetëm kështu mund t’ia dalim mbanë dhe të vijojmë në misionin tonë. Një dorë do të na japin edhe tifozët tanë”, ka thënë Nagelsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Trysnia dhe shantazhi gjithmonë iu…