Si të përdoret uji pas vërshimeve? IKShKP-ja jep disa rekomandime
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka ofruar disa rekomandime për qytetarët të vendit pas vërshimeve të kapluara në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Sipas njoftimit, uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar. Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.