Si të përgatisim veturën për sezonin e dimrit
Dimri po afrohet, tani është koha e përshtatshme për ta përgatitur makinën për kushtet e dobëta të vozitjes të shkaktuara nga bora, shiu dhe akulli. Lexojini këshillat më poshtë për vozitje të sigurt gjatë sezonit.
- Kontrolloni gomat tuaja
Me rënien e temperaturave bie edhe presioni i ajrit në gomë. Presioni i ulët mund të ketë ndikim shumë të madh në drejtimin e makinës, prandaj është e rëndësishme që shtypja e ajrit të jetë në nivelin e duhur. Kontrolloni manualin e makinës për tu informuar rreth presionit të lejuar për gomat e automjetit tuaj.
Gjithashtu kontrolloni thellësinë e pjesës shkelëse të gomës – 1.6mm është minimumi i lejuar sipas ligjit, por për një performancë më të mirë në rrugët e lagështa dhe ato me dëborë, thellësia ideale e pjesës shkelëse do të ishte 2.0 mm.
Nëse gomat momentale nuk i plotësojnë kushtet e cekura më lart, konsiderojeni mundësinë e blerjes së setit të gomave të dedikuar për dimër. Kështu ju do të jeni të sigurt në rrugë dhe do ti shmangeni çdo pengese gjatë dimrit.
- Kontrolloni Baterinë
Kapaciteti juaj i baterisë ulet nga moti i ftohtë. Një inspektim i plotë i baterisë, kabllove, terminaleve dhe lëngjeve do t’ju ndihmojë të siguroheni se makina juaj është e gatshme për dimër. Kontrolloni kabllot e baterisë për çarje dhe thyerje. Nëse niveli është nën fundin e kapakut, mbushni me ujë të distiluar. Testojeni baterinë duke u afruar pranë serviseve te autorizuara, me testimin e saj ju mund te informoheni për jetëgjatësinë e baterisë qe posedoni.
- Kontrolloni Vajin
Në mënyrë që makina juaj të performojë mirë gjatë sezonit të dimrit ju duhet të kontrolloni vajin tuaj për tu siguruar që niveli dhe dendësia janë në nivelin e duhur. Gjithmonë sigurohuni që të keni kontrolluar me manualin e të automjetit tuaj në mënyrë që vaji i vendosur në makinë të jetë sipas specifikave të rekomanduara në manual.
- Dritat
Bëni një kontroll të dritave tuaja duke përfshirë dritat e frenimit,dritat që përdoren gjatë ditës,sinjalet e kthimit nëse janë duke punuar.
- Kontrolla e përgjithshme e makinës është esenciale për makinën para sezonit të dimrit
Frenat, sistemi i ngrohjes dhe antifrizi janë disa nga elementet t cilat duhet ti keni parasysh para çdo udhëtimi e sidomos ne rrugëtimet e ndërrmara gjate sezonit dimëror, ku temperaturat e ulëta kane ndikim direkt ne automjetin tuaj. Kontrollimi i përgjithshëm ndihmon ne parandalimin e problemeve eventuale qe mund te shfaqen gjate rrugës.