Si të plotësoni fletëvotimin për kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

18 shtator 2021 | 22:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka treguar se si duhet të plotësohet fletëvotimi për kryetar komune dhe Kuvend Komunal.

“Në fletëvotimin për kryetar komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e”.

“Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e”.

“Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e. Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021. Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: Letërnjoftim; Pasaportë; Dokument i udhëtimit; dhe Patentëshoferi”, ka njoftuar KQZ-ja.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me…