Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si diaspora mund të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ka disa mënyra se si qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, mund të regjistrohen për votim.
Njëra prej tyre është përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org, dhe e dyta përmes postës, në kutinë postare te KQZ-së.
Për më shumë informacione mund të vizitohet faqja e KQZ-së, www.kqz-ks.org.