Si të zhdukni të dhënat sekrete nga “Google” pasi të vdisni

16 shtator 2019 | 11:39

Nëse keni një llogari në “Google”, me shumë mundësi kompania i di të gjitha detajet tuaja të fshehta.
Në qoftë se jeni përdorues të “Gmail”, “Maps”, “Search”, apo të një produkti tjetër, shumë nga informacionet tuaja private ruhen në serverat e “Google”.

Por mos u shqetësoni! Tanimë ju mund t’i tregoni gjigantit elektronik çfarë të bëjë automatikisht me të dhënat tuaja nëse ndaloni së përdoruri produktet e tij, për shembull..pasi të vdisni.
Për ta realizuar një gjë të tillë ndiqni këto hapa:
1-Shkoni në adresën: myaccount.google.com
2-Shtypni “Data & Personalization”
3-Uleni faqen pak më poshte dhe selektoni “Make a plan for your account”
4-Klikoni “Start”
5-Më pas mund të zgjidhni se sa gjatë duhet të presë “Google” për të fshirë të dhënat tuaja, kur të shohë se keni qëndruar tërësisht inaktivë. Mundësia e parë është “3 muaj”, por mund të zgjidhni dhe më shumë se 18 muaj.

Sipas kompanisë, do duhet një muaj para se llogaria juaj të bëhet zyrtarisht inaktive.
Ashtu siç tregojnë dhe fotot në galeri, mund të ofroni deri në 10 kontakte që “Google” mund t’i përdorë për të ndarë ndonjë informacion që ju do të zgjidhni, pasi të keni ndërruar jetë. Në fund mjafton të klikoni vetëm “Confirm Plan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrat e KF Trepça ’89 janë thyer sot në mëngjes.…