Si të zvogëlosh rrezikun e infektimit me Covid-19 gjatë përditshmërisë

21 qershor 2020 | 12:51

Rritja e numrit të infektimeve nga njëra anë dhe rifillimi i aktiviteteve nga ana tjetër mund të përkthehet në rritje të rriskut për t’u infektuar me koronavirus. Nisur nga kjo, për të zvogëluar rrezikun e Covid-19, duhet të keni parasysh disa pika kyçe gjatë përditshmërisë.

Higjiena

– Lani duart për të paktën 20 sekonda me ujë me sapun ose në pamundësi, përdorni dezinfektues për duart me përmbajtje alkooli të paktën 60%.
– Mos prekni gojën, hundën dhe sytë.

Distanca sociale

– Qëndroni të paktën 1 metër larg të tjerëvë në vende si bankat, qendrat tregtare, supermarkete etj.
– Limitoni lëvizjet e panevojshme.
– Përpiquni të mos qëndroni në ambiente me shumë njerëz.
– Mbani maskë në rast se nuk mund të qëndroni në distancë fizike me të tjerët.

Zakone të shëndetshme

– Mos prekni sipërfaqe të përbashkëta për shumë njerëz (dorezat e dyerve, butonat në ashensor, shkallë elektrike)
– Përdorni facoleta për të prekur vende me rrezik të lartë për përmbajtjen e mikrobeve.
– Në rast se transporti publik rifillon aktivitetin, lëvizni në këmbë për distancat e shkurtra./ Healthline-Anabel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja britanike, Demi Rose, duke se nuk njeh limite dhe…