Si tentuan të burgosurit serbë t’i realizojnë qëllimet e tyre duke djegur burgun e Sremit, ku ishin mbi 100 shqiptarë të burgosur
Rrëfime nga i burgosuri e i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Nait Hasani.
Pasi filluam të dëgjonim lajmet, brenda dhomës kishte një mundësi koordinimi. Duke shikuar lajme të ndryshme krijuam mendim për situatën dhe gjendjen se ku jemi si politikë e si Kosovë e pas luftës dhe pas rënies se Millosheviqit. Burgu kishte nevojë për punë për të krijuar dhe mundësi ushqimi më të mirë. Në mes të pranverës e verës na morën me detyrime ne fillim të burgosurit me punuar arat me misër në Vojvodinë. Më kërkuan me dal dhe unë me punuar në fusha. U thash nuk mundem, kamë plagën në trup. Tha duhet me dal me këmbëngulje. Thash nuk dua me dal me punuar, nuk kam ardhur me punuar këtu. U be nervoz gardiani dhe tash pritsha kur vijnë me më ndëshkuar.
Të tjerëve u thoja dilni punoni sa rrini kot e siguroni shëndetin e juaj me punë të lehta. Kështu punonin, të burgosurit, pengjet e luftës nëpër arat e Vojvodinës. Tashmë edhe ne nëpër dhoma ishim zvogëluar, kishim mbetë më pak, disa i kishin liruar me shuma të mëdha lekësh që ua kishin dhënë avokatëve, dhe tani ne edhe ne arat e Vojvodinës ishim më pak por edhe nëpër dhoma ishte më të lirë sepse tanimë kishte hapësire mjaftueshëm.
Ditët ecnin e ne veneromin politikën në Serbi me aq informata që i kishim. Po dhe pas këtyre ndryshimeve politike, nëpër burgje s’kishte përmirësime të kushteve e as benificione të ndryshme në bazë të zbutjes së dënimeve, apo edhe të lirimeve me kusht etj etj.
Këto mos ndryshime krijuan një revolte te të burgosurit nëpër burgjet e Serbisë. Kjo revolte e të burgosurve serbë ishte e frikshme për ne shqiptarët. Sepse ne kishim përjetuar t ‘merret e burgut të Dubravës dhe t ‘merret e luftës. Këto situata shiheshin me shqetësim nga ne. Po shpresonin se për çdo gjë do të na mbronin gardianet. Ata na rrihnin por edhe na mbronin nga të burgosurit serb. Sepse nga pala serbe vetëm kriminelët ishin në burg, ndërsa tek ne ishin në burgje të Serbisë vetën të burgosur politik e ushtar të UÇK-së.
Një mbrëmje vjeshte te vone. Ashtu sapo kishte filluar koha e gjumit rrethe orës dhjetë, ku siç dihej në ora nënte binte zilja për me fjetë, dëgjohen rrapëllima shkallëve duke u ngjitur të burgosurit. Ata afrohen te dera dhe bërtasin në gjuhën serbe hajde dilni jashtë. Ne nuk pranonim me dal, sepse akoma mendonin se ishte kurth mes të burgosurve serb dhe gardianëve, që ne të dilnim dhe të na gjuanin për në emër të kërcënimit si dhe të na kidnaponin dhe çka jo tjetër. Ne nuk pranuam me dal. U krijua panik në dhomë. Ishin trima deri në këto momente shqipet e mija, flakë qitshin, ata hanin hekur me fjalë e deklarata para kësaj situate por këtu gjatë kësaj situate të ndodhur heshtën shokët. Nuk vonoi shumë dhe të burgosurit serb erdhën përsëri dhe tash e çelën derën e hynë brenda.
Unë iu drejtova të burgosurve serb dhe u thash që mos afrohen afër neve se ju vras. Një lugë gjelle e kisha në dorë asgjë tjetër. Dhe pat efekt fjala ime sepse ata ‘shkijet’ kishin frikë nga ne, mendonin që pasi ishim shumë mund edhe të hakmerremi ndaj të bëmave të tyre. Kur e panë që ne s’po dalim nga ndërtesa, përdoren metodën më të poshtër të mundshme. Ja vunë flakën ndërtesës duke i djegur dyshekët. Për disa minuta u mbush ndërtesa krejt me tym. Thuaja se ne mbetëm në zjarr. Prapë erdhën me na thirr nëpër tym. Dhe ne në rreshta zbritëm poshtë shkallëve duke thithur tym nga dyshekët që digjeshin. Ishim gati të pësonim asfiksi dhe të mbeteshim në ndërtesë e të digjeshim bashkë me ndërtesën. Kur dolëm në oborr të ndërtesës, të burgosurit serb me vepra kriminale të ndryshme na dolën aty para nesh. Na bënë rresht dhe pa fjalë na dhanë urdhër me ec diku rreth pesëqind metra nga ndërtesa e banimit tonë. Ndërtesa jonë ishte duke u ndezur dhe i shkonte flakë e tym. Ne me ato çka kishim mundësi me i marr i morëm në dorë dhe ecnim në rresht të komanduar nga të burgosurit serb. Afër ndërtesës së fabrikës, që është e burgut dhe që punojnë aty të burgosurit, na ndalën.
Kishin vendosur shkallët e drurit mbështetur për kulmi dhe na detyruan të hipnim një nga një në kulm të fabrikës në mes të natës. Xhevatin e kisha përdore. Dhe rreth orës njëmbëdhjetë të natës ne ishim në kulm të fabrikës tashmë. Ishte ftohtë dhe panik tek ne. Sepse aty shihnim të burgosur serb duke i mprehur majat e trinave dhe lidhur me çarçaf me i bërë mbajtëset te dora me të përshtatshme pa shkaktuar dhimbje në dorë. Disa kishin pirë edhe tableta të ndryshme. Silleshin pa krye. Pak më vonë hipën edhe ata në kulm dhe erdhën te unë. Më thanë që mos të tutemi nga ata, sepse sipas tyre, ata nuk kishin asgjë kundër neve, por deshironin t’i realizonin kërkesat e tyre si dhe ne t’ua ofronin mbështetjen. Ne i thamë se nuk kemi sesi t’u mbështesim sepse në tashmë jemi nën urdhrat e juaja dhe kërkesat tona janë të pavlefshme.
Të burgosurit serb pothuajse të gjithë ishin të droguar, ata nuk dinin as se çka po bëjnë. Megjithatë ne nuk kishim rrugë tjetër pos të pranojmë që edhe ne po i mbështesim kërkesat e tyre. Ata na thanë që edhe ne të paraqesim ndonjë kërkesë, dhe kërkesa jonë e vetme ishte të shpëtojmë nga ta dhe të lirohemi nga burgu, por atë nuk mund ta thoshim. Kështu që e përpiluam një kërkesë një herë në gjuhën shqipe e pastaj në gjuhën serbe. “Nënë akoma janë gjallë”, ndërsa në serbisht “Majka josh sam zhiv”. Të burgosurit serb zbritën poshtë nga kulmi ku ishim ne dhe gjetën disa telefona celular e na i sollën që t’i njoftonin familjet tona në Kosovë se ku jemi dhe që jemi gjallë. Ma dhanë mua telefonin dhe unë u mundova të thërras motrën time por në ato momente fare nuk mund ta kujtoja numrin e saj. Më pas njëri nga të burgosurit shqiptar e mori në telefon familjen e tij në Kosovë dhe i njoftoj se ne jemi gjallë dhe jemi në kulm të një fabrike në hapësirat e burgut.
Natën e kaluam në kulm të mbështetur te njeri tjetri. Kërkesat e të burgosurve serb ishin që televizioni serb RTS me ardhë me incizua këtë kryengritje dhe disa kërkesa tjera që për rrethanat e atëhershme kanë qenë të arsyeshme. Si zbatimi i ligjit që mos me pas sanksione mbi të burgosurit etj. Nga mbrëmja e deri në mëngjes dhe tërë ditën ishim pa ngrënë e pa pi në kulm të atij objekti si pengje të të burgosurve serb. Shteti na kishte marrë peng nga Kosova, ndërsa këtu të burgosurit serb na morën peng për t’i realizuar kërkesat e tyre për mes nesh. Pasi u përgjigjëm pozitivisht kërkesave të tyre, bëmë marrëveshje që mos me na ngucë neve. Kështu më vonë ata kërkuan nga ne që edhe ndonjë shqiptar me shkuar në delegacion me ta në drejtori me i prezantuar kërkesat e të burgosurve në përgjithësi.
Ne e caktuam Naser Shportën, i burgosur jo si pjesë e UÇK-së, por për vepra tjera. Naseri e dinte gjuhën serbe më mirë nga ne dhe fliste rrjedhshëm serbishten. Në atë pasdite të vonshme para muzgut shkuan në bisedime dhe ato zgjaten rreth një orë mesiguri. Pasi u kthyen, erdh televizioni serb RTS-s. Dhanë deklarata me kërkesat e tyre dhe ne e dhamë deklaratën tonë përmes Naserit. Tash u krijua një mundësi me e favorshme për ne, që me gjet mundësinë si me dal prej këtu. Këtë e kishin përgatitur Fondi për të Drejtat Humanitare Natasha Kandiq. Ajo kishte ardhur në burgun e Mitrovicës së Sremit me na nxjerr neve nga aty.
Ndërtesa e jone ishte djegur me të gjitha gjërat çka i kishim pasur, madje edhe rrobat, përpos atyre çka i kishim veshur. Tani neve për të shpëtuar kokën tonë na nevojitej të taktizojmë. Sepse ishim mes jetës e vdekjes. Të burgosurit serb ishin të droguar nga barnat që i kishin përdorur dhe ne duhej me kujdes çdo gjë të bënim. Në mbrëmje pas deklaratave të dhëna në RTS, u atyre u thanë që të burgosurit shqiptar po i kërkojnë për me bisedua FDH-ja e Natasha Kandiqit. Po ashtu na u tha që të mos marrim tesha me veti se pas bisedës duhej të ktheheshim prap tek të burgosurit serb. Të burgosurit serb u pajtuan. Dhe ne në varg një nga një ecëm drejt portës për tu takuar me Natasha Kandiqin.
Mes frikës që po na sulmojnë të burgosurit serb duke u larguar në ishim të përgatitur sado pak që të përballemi me serbët e droguar. Pas disa minutave rrugë nëpër oborr që ishte shumë rrugë e gjatë sikur me qenë me ditë të tëra mbërritëm te porta e daljes. Kur mbërrimë te porta disa të burgosur serb që na shoqëronin, thanë: po ju presim këtu. Ne s’kishim asgjë në dorë, kishim vetëm fjalët dhe premtimin se do të kthehemi deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ne kaluam portën dolëm përtej portës të gjithë sa ishim aty rreth njëqind të burgosur shqiptarë. Pasi u mbyllë porta aty jashtë e pamë Natashen duke biseduar me gardian e drejtorin e burgut. Neve na hipën në autobusë dhe nga aty pamë njësinë policore serbe duke e rrethuar burgun.
Ne përsëri mes jetës e vdekjes por kësaj radhe dolëm gjallë në kalvarin e jetës nëpër burgje. Dolëm gjallë mes flakës së ndërtesës që na kallen dhe donin të na digjnin brenda.
Ne përsëri nuk dinim për ku po shkojmë, vetëm e dinim se ishim peng. Vuajtjet tona si peng nuk kishin të sosur. Sfida për jetën neper burgje vazhdon. Natën për terr u nisen autobusët. Ata ecnin e ne mendonim dhe përgatiteshim për sfidën e radhës…dhe poezia e Luigj Gurakuqit më delta para me vargun e tij jetësor… ndër kundërshtime nuk bënë me u ligështua, mjerë ai që nuk qëndron…
Duhet të luftojmë për të drejtën tonë duke qëndruar…
Ndalja e autobusit para hyrjes në burgun Qendror të Beogradit, siç quhej “CZ” apo Centrallni Zatvor në Beograd, më ktheu në kohë me kujtesën dhe u be sfida e radhës në vuajtjet tona të pafundshme…
Ky burg ishte një tmerr tjetër për të burgosurit politik shqiptar, me një emër të tmerrshëm për ne, sepse sa tortura, sa eksperimente në shqiptar kanë bërë, sa vrasjet janë bërë në këtë burg, ishte histori tjetër. Me një fjalë burg që ta ngjallë frikën. (Vazhdon…