Si t’i shmangni mashtrimet e “Facebook”-ut
Sipas një postimi në blogun e Sophos kur përdoruesit klikojnë një link që i dërgon ata në një vend të ngjashëm me një “Facebook Page” që ka një buton “luaj tani”, përdoruesit bien pre e mashtrimit qysh në momentin kur klikojnë atë link që më pas menjëherë shpërndahet në llogarinë e tyre.
Por nuk përfundon me kaq.
Pas kësaj hapet një kuti që kërkon leje për aplikacionin e dorës së tretë për tu qasur në llogarinë e viktimës në Facebook dhe për të postuar mesazhe dhe fotografi.
Sophos ka thënë se viktima më pas kërkohet që të plotësojë një anketë për të “verifikuar” llogarinë e tyre.
Mashtruesi bënë para me secilën anketë të plotësuar.
Facebook ende nuk ka konfirmuar sesi ka arritur që të vie deri tek kjo shkallë e sulmeve që është përhapur edhe tek përdoruesit në Kosovë e Shqipëri, megjithatë është thënë se po vëzhgohet problemi për së afërmi dhe po tentohet që të bllokohen mashtruesit dhe të shpëtohen përdoruesit e prekur.
Në faqen e saj të sigurisë në Facebook, rekomandohet që të mos klikohet në lidhje të dyshimta, edhe nëse ato janë prej miqve, pastaj të mos pranohen kërkesa prej palëve të panjohura, të raportoni spam në momentin që e shihni, etj.
Të njëjtën gjë ju rekomandojmë edhe ne për një spam që është shpërndarë së fundi në Facebook, që po e shoh edhe në mesin e miqve të mijë, që pretendon se kinse ju ofron mundësi për të parë se kush ka shikuar profilin tuaj, e megjithatë të gjithë e dini se Facebook nuk ofron diçka të tillë dhe as që do ta ofrojë, prandaj mos klikoni ato fotografi e ato linqe të dyshimta që vijnë edhe prej miqve tuaj, por lajmëroni menjëherë si spam./qysh.me