Si u festua Darka e Lamës në Deçan, Ramosaj tregon atmosferën në një odë atje

03 nëntor 2024 | 11:45

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar sesi u festua Darka e Lamës, në një odë në Deçan.

Ai tha se Darka e Lamës është festë tradicionale e kulturës shqiptare që kremtohet në fillim të vjeshtës, pas përfundimit të korrjes dhe mbledhjes së të lashtave.

Tutje, Ramosaj, ka falënderuar organizatorët për mikpritjen.

“Darka e Lamës, një festë tradicionale e kulturës shqiptare që kremtohet në fillim të vjeshtës, pas përfundimit të korrjes dhe mbledhjes së të lashtave. Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen tuaj në darkën e mrekullueshme të Lamës në fshatin Dranoc, ku ndjeva kënaqësi të veçantë të ndajmë këtë festë kaq kuptimplotë së bashku, duke nderuar traditat tona dhe duke falënderuar për bollëkun që na ofroi ky vit”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij…