Si u fsheh për 16 vite në Serbi kryemasakruesi i Srebrenicës, Ratko Mladiq
Krimineli serb, i dënuar për krime të luftës, Ratko Mladiq me 26 maj të vitit 2011 ishte arrestuar nën akuzat për masakrën e Srebrenicës ku mbetën të vrarë 7500 burra dhe djem boshnjak.
Për 16 vite, Mladiq i iku drejtësisë duke u fshehur në territorin e Serbisë, shkruan Indeksonline.
Fuqitë ndërkombëtare i kishin bërë presion Serbisë që ta arrestonte Mladiqin sa më shpejtë. Në atë kohë Serbia akuzohej se po heziton që ta arrestoj kriminelin e luftës.
Ai ishte arrestuar në fshatin Lazarevo, 80 kilometra në veri të Beogradit.
Krimineli serb kishte ndërruar emrin e kishte bërë, Milorad Komodic. Ai kishte qëndëruar në një shtëpi të një të afërmi të tij.
Një zëdhënëse për familjet e viktimave të Srebrenicës, Hajra Catiç, kishte thënë pas arrestimit për agjencinë e lajmeve AFP: “Pas 16 vjetësh pritje, për ne, familjeve të viktimave, kjo është një lehtësim”.
Mladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.