![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/385531825_663515095934895_3602318837620447446_n-600x360-1.jpg)
Si u krye operacioni policor për kapjen e grabitësve të dyshuar?
01 dhjetor 2023
| 08:17
Policia realizoi një aksion të madh për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që ndodhi javën e kaluar në një argjendari në Suharekë.
Por, jo gjithçka shkoi si u planifikua.
Policia u sulmua me armë nga të dyshuarit. Për pasojë një prej tyre mbeti i vrarë dhe një polic u plagos.
Lidhur me atë se si u krye operacioni policor për kapje të grabitësve të dyshuar, foli njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi.