Si u përhap virusi nga fshati i vogël austriak në pesë kontinente

11 maj 2020 | 13:56

Nga fshati turistik austriak Ischgl, koronavirusi ka udhëtuar në pesë kontinente, sipas shtypit të huaj.

Në qendrën e njohur të skive, janë infektuar adhurues të këtij sporti nga pjesë të ndryshme të botës.

Sipas Shoqatës austriake për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV), që ka njoftuar për padinë kolektive të infektuarve, deri më tani janë 5 384 persona që pretendojnë se janë infektuar në Ischgl dhe në një masë më të vogël në vendpushimet e tjera në provincën e Tirolit, San Anton dhe Selden.

Shumica e tyre janë nga Gjermania, të pasuar nga shtetas holandezë, britanikë, zviceranë, danez dhe  së fundi duket se padisë po i bashkohen edhe 34 qytetarë amerikanë.

Rastet e dokumentuara janë pothuajse nga të gjitha anët e botës, nga Brazili, Singapori, Zimbabve, Australia dhe Kamboxhia.

Sipas revistës vjenezë “Profil”, këto shifra “nuk janë fryrë”, por tregojnë vetëm një përqindje të vogël të të gjithë të infektuarve në qendrën e skijimit.

Në Ischgl, rezulton të jenë infektuar edhe 42 norvegjezë./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë biznese në Kosovë kanë pësuar humbje të mëdha nga…