Si u shkatërrua laboratori i drogës në Veri

24 maj 2022 | 08:09

Një aksion i Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçanit ka rezultuar me gjetjen e një laboratori të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marijuanë. Paraprakisht në atë zonë ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk ka pasur të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky laborator i drogës, teksa nuk dihet akoma nëse ka ndonjë të arrestuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim…