Si u vra “Dhia” në Podujevë dhe u plagosë gruaja në sy të djalit 4 vjeçar – Krejt çka dihet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Podujevë
Para syve të djalit të tyre 4 vjeçar sot në Podujevë u vra një burrë, ndërsa gruaja e tij u plagosë në stomak. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Periskopi.
Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur.
Gjendja e gruas së plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
“Gruaja është plagosur në pjesën e barkut. Ka marrë trajtimin e nevojshëm në vendin e ngjarjes dhe është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe po vazhdon ta merr trajtimin”, tha mjeku kujdestar për Klan Kosova.
Siç kanë njoftuar nga Policia e Kosovës janë duke u bërë hetime per zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.
“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.
Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.
Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.
”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.
”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.
”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.
”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.