Si u zbulua ‘live’ nepotizmi në Ministrinë e Bujqësisë, zëvendësministri e pranon që i është punësuar motra, Peci: Nuk e kam ditë (video)

23 tetor 2024 | 12:50

Shpesh ka pasur raportime nëpër media për punësime të familjarëve gjatë qeverisë Kurti, raportime të cilat pothuajse gjithmonë janë mohuar nga pushteti. Por mbrëmë në emisionin “Pressing” të “T7” zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, e ka pranuar se motra e tij është e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë.

Në një moment, Burim Ramadani u është drejtuar dy mysafirëve duke u thënë se janë shokë, e më pas e pyeti Pecin nëse ka ndonjë familjar të Gashanit të punësuar në ministrinë që ai e udhëheq.

“Nuk e di”, ishte përgjigja e Pecit, por vetë Gashani e ka pranuar.

“Po, është në vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt”, ka thënë Gashani.

Ramadani më pas ka vijuar duke e pyetur nëse motra e Gashanit është pranuar si zyrtare e arkivës.

Gashani e ka pohuar dhe shtuar se motra e tij “nuk është duke shkuar fshehur në punë”.

Pastaj ministri Peci ka shtuar pyetjen se a është pranuar motra e Gashanit përmes konkursit publik.

“A është konkursi publik?”, ka thënë ai.

Peci i është përgjigjur pyetjes së Ramadanit se a janë shokë partie. “Po more, shokë”, ka thënë Peci.

“Mos më thuaj që nuk e ke dit”, i është drejtuar Ramadani, Pecit.

“Jo për besë unë nuk e kam ditë, unë nuk e kam ditë”, ka thënë Peci e pastaj e ka pyetur Gashanin se çfarë mbiemri ka motra e tij.

“Berisha”, është përgjigjur Gashani.

“E okej, për qata më ka ikë, nuk e pasna ditë”, ka thënë Peci, teksa Gashani ia aprovon fjalët duke thënë “absolutisht”.

Më pas, Burim Ramadani ka bërë një “konstatim”.

“Ju jeni edhe bashkëpartiakë edhe shokë. Një familjare e zëvendësministrit është punësuar në Ministrinë e Faton Pecit”, ka thënë Ramadani.

“Pyetja ime është a ka konkurs publik dhe cili kriter është thyer në proces të rekrutimit”, ka thënë Peci.

Më pas Peci i ka kërkuar që “të rikthehet” te një temë tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01 do të fillojë sot…