Si ushtarët e Putinit në Ukrainë, shihni çfarë bëjnë qindra serbë në qendër të Beogradit

13 mars 2022 | 18:59

Qindra serbë u mblodhën sot në parkingun në qendër të Beogradit duke mbajtur flamujt e Rusisë, Serbisë, republikave të vetëshpallura të Luganskut dhe Donjeckut, dhe siç raporton gazetari i Nova.rs, të mbledhurit nxisnin për “mbështetje për Rusinë”.

Shumë prej tyre e kishin shkruar shkronjën “Z” në automjetet e tyre, ashtu siç po bëjnë edhe forcat ruse në automjetet ushtarake gjatë luftës në Ukrainë, përcjell Gazeta Express.

Plani ishte që kolona e automjeteve të bëjë një ‘tour’ në kryeqytetin e Serbisë.

Para nisjes së kolonës së veturave, janë dëgjuar thirrje”Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.

Nga altoparlantët lëshohej muzikë ruse.

Para pak ditësh, mijëra serbë marshuan nëpër qendër të Beogradit në mbështetje të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Forumit Diplomatik të Antalisë…