Sibel Halimi emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë

20 shkurt 2024 | 12:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se Sibel Halimi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë.

“Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Znj. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën ‘Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë'”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frenkie de Jong duket se do të jetë lojtari që…