Sibel Halimi emërohet zëdhënëse politike e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar Sibel Halimi, zëdhënëse politike të LDK-së.
Lajmi është bërë me dije nga LDK-ja.
“Sibeli përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës. Deri tash ka të botuar tre libra me poezi: ‘Kopshti i Mëkateve’ (2002), ‘Qenia nuk banon këtu’ (2013), ‘Me ekzistu është vetë kuptimi’ si dhe përmbledhjen eseistike ‘Shoqëri në Alarm’ (2017)”.
“Merret aktivisht me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip e të huaj. Njihet si veprimtare e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave dhe vajzave. Lidhja Demokratike e Kosovës pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun”, është thënë në njoftimin e LDK-së.