Sibel Halimi: Libri i Shalës, me ngjarje kyçe nga historia botërore dhe shqiptare

13 dhjetor 2024 | 22:26

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, sot gjatë ditës ka vizituar Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në qendrën “Libart” dhe ka marrë pjesë në përurimin e librit të studiuesit, publicistit dhe artistit Agron Shala.

Ajo ka shprehur mendimin për librin e Shalës me titull “Shekulli XX”:

“Në promovimin e librit të ri të Agron Shalës

Libri ‘Shekulli XX : pjesa I (1901-1950)’ i Agron Shalës ofron një analizë të thellë të ngjarjeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, duke i ndarë ato në periudha të caktuara kohore.

Ai trajton ngjarjet kyçe që kanë pasur ndikim të thellë në historinë botërore dhe shqiptare gjatë kësaj periudhe.

Agron Shala është një personalitet i njohur në fushën e publicistikës dhe me këtë vepër kontribuon për brezat e rinj, duke ofruar një pasqyrë të çmuar të së kaluarës.

Drejtoria e Kulturës vazhdon të mbështesë botimin e librave me vlera të rëndësishme për kulturën dhe arsimin”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhomave të Specializuara të…