Sibel Halimi për grevën e aktorëve të Teatrit Kombëtar: Tragjikomedia e pushtetit vazhdon me skenar të pamëshirshëm

28 dhjetor 2024 | 18:08

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka reaguar për grevën e aktorëve të Teatrit Kombëtar.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Halimi ka thënë se as në fund të mandatit qeverisës, indiferenca nuk po ndalet.

Ajo ka shtuar se aktorët po kërkojnë të drejta bazike, kushte pune njerëzore dhe paga dinjitoze.

“Prej 40 ditësh, aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë, duke kërkuar të drejtat më bazike – kushte pune njerëzore dhe paga dinjitoze.

Por në këtë skenë absurde, ku artistët janë në grevë pushteti vazhdon të luajë një farsë cinike. Tregojnë moskokëçarje për kulturën dhe për ata që mbajnë gjallë shpirtin artistik të vendit.

Shikoni mirë këtë skenë! Sepse është pasqyrimi i vërtetë i një pushteti që rrënon artin dhe shpërfill dinjitetin njerëzor.” – ka shkruar Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha,…