Siç nuk e keni dëgjuar më parë, Thaçit me intervistë në gjermanisht gjatë viteve të ’90-ta

31 maj 2021 | 14:57

Intervistat e Hashim Thaçit në anglisht nuk ishin pikat e tij të forta. Duket se në gjermanisht qëndron më mirë. Ish-presidenti i Kosovës, në vitet e ’90-ta, ka dhënë një intervistë për gjendjen në Kosovë në gjuhën gjermane.

Thaçi kishte folur gjermanisht për bashkëpunimin me ndërkombëtarët e ndihmën që ka dhënë NATO e shtetet tjera për vendin.

Ai kishte folur edhe për konferencën e Rambujesë në Francë.

Thaçi kishte përmendur punën e përbashkët me ndërkombëtarët në Paris, Londër e Bruksel. Ndër të tjerash ai kishte përmendur edhe ndihmën që ka dhënë NATO në Kosovë, duke thënë se ajo çfarë ka bërë Serbia ka qenë një tragjedi.

Ish-presidenti Thaçi kishte deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur që të jetojnë si skllevër e pa të ardhme derisa ka përmendur edhe UÇK-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themelet e projektit gjigant të Kanalit të Stambollit do të…