
Siç ua kemi ndalë “tagjinë” hajnave në Kosovë, ua kemi ndalë edhe Radojçiqit e Veselenoviqit
Deputeti i LV-së, Dimal Basha, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në katër komunat në veri të Kosovës.
Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët, sipas Bashës, është hakmarrje politike e krerëve të Listës Serbe.
“Sikurse hajnave në Kosovë që ua kemi nalë tagjinë, edhe atyne ua kemi ndalë njëjtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe”, deklaroi Basha.
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, sipas Bashës, sot ik nëpër kodra në Serbi e nuk ulet me kryeministrin Kurti.
Deputeti Basha tha se fuqia politike dhe financiare e Listës Serbe në veri është duke u zhdukur.
“Strukturat ilegale sot janë në ikje. Radojçiqi sot nuk ulet me Albin Kurtin, por ik kodrave nëpër Serbi te Vuçiqi, se s’ka vend në Kosovë. Ku ta nxajna e arrestojmë”, deklaroi Basha në Kanal10.