Sigal Prishtina e fortë në Kosovë, por jo edhe në Evropë
Sigal Prishtina nuk ka arritur ta sigurojë kualifikimin në edicionin e rregullt të Ligës së Kampionëve, pasi në Minsk të Bjellorusisë është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese nga skuadra e këtij qyteti, Tsmoki Minsk.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 89:74 (19:17, 21:22, 23:15, 26:20), derisa ajo e zhvilluar në Prishtinë kishte përfunduar me shifrat 57:50. Prishtina u eliminua edhe nga FIBA Evropa Kupë, pasi humbi nga Demir Insaat me rezultat 84-66, në kuadër të Grupit G të FIBA Evropa Kupës. Kjo ishte humbja e tretë radhazi e prishtinasve në këtë garë. Në gjashtë ndeshje të Grupit G të FIBA Evropa Kupës, Sigal Prishtina ka regjistruar tri fitore e tri humbje. Ndërsa në Kosovë kjo skuadër vazhdon të jetë e pakonkurrencë, pasi u shpall kampione dhe fituese e Kupës për edicionin 2016/2017, kurse e ka mbyllur edhe sezonin vjeshtor të edicionit 2017/2018 pa asnjë humbje.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)