‘Sigal Prishtina’ e mund ‘Trepçën’ në palestrën ‘Minatori’
06 tetor 2024
| 19:49
Atmosferë e zjarrtë ka qenë në palestrën “Minatori”, ku klubi basketbollistik “Trepça” si vendase ka humbur nga KB “Sigal Prishtina” me një epërsi prej pesë pikëve, 82 me 76 pikë.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar në favor të KB Sigal Prishtinës me 17 pikë epërsi pra me 51 pikë për musafirët, ndërsa Trepça me 34 pikë.
Pjesa e dytë e ndeshjës përfundoi me tension që u krijua nga tifozët mitrovicas kundër lojtarëve të KB Sigal Prishtina, të njëjtit janë larguar nga salla në sekondat e fundit të përballjes.